“Ke paditur PD në Gjykatë”. Berisha kërkon dorëheqjen e Alibeajt

Ish-kryeministri Sali Berisha i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar në selinë e PD, ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamantar.

Mbledhja në selinë blu, ka nisur që prej orës 13:00.

Bëhet me dije se në mbledhje mungon sërish Lulzim Basha dhe po ashtu edhe 7 deputetë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë, si në bazë, si te deputët për të zhbërë për një periudhë të shkurter perçarjen por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht se ne e pranojmë kryetarin e grupit edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri që dha doreheqjën, iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të verteta të hidhura si dosjen ruse psh. Une e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnje tager Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit nje proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë” – tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?