KE: Reforma në gjyqësor, kyçe për integrimin europian

 

Reforma në gjyqësor, si pikë kyçe për integrimin europian të vendit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, ishte në fokus të konferencës së përbashkët për shtyp që dhanë sot në Tiranë ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha  dhe Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian.

Gjosha e konsideroi këtë fazë të procesit si shumë të rëndësishme , pasi siç tha ajo, hapi i radhës do të jetë hapja e negociatave për anëtarësim

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është një moment kyç në ecurinë e procesit, pasi hapi i radhës do të jetë hapja e negociatave. E sigurova z.Danielsson se do të analizojmë me kujdes të gjitha rekomandimet për pesë prioritetet, në mënyrë që t’i plotësojmë ato brenda një periudhe të shkurtër”, u shpreh Gjosha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa drejtori për Zgjerim në KE vuri në dukje vendosmërinë e Shqipërisë për të ecur pëpara në përmbushjen e reformave dhe se janë ndërmarrë  disa hapa konkretë në këtë drejtim.

“Në disa fusha ka patur progres, si në administratën publike, ligjin për shërbimin civil, në luftën kundër krimit të organizuar dhe  korrupsionit si edhe në sektorin e dekriminalizimit.  Gjithashtu është shënuar progres edhe sa i përket lirisë së shprehjes dhe në fushën e mbrojtjes  dhe sigurisë”, evidentoi ai.

Mëgjithatë ai vuri në dukje se ka nevojë për  hapa të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së reformave.

“Është me rëndësi thelbësore, ashtu siç u theksua edhe në progres-raport, realizimi i reformës në gjyqësor. Është e rëndësishme dhe thelbësore, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për ecurinë e saj drejt integrimit evropian. Kjo reformë është kyçe sa i përket edhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e po ashtu është e nevojshme për të patur rritje më të  madhe dhe të qëndrueshme ekonomike”, theksoi Danielsson.

Ndërsa përsëriti gatishmërinë e KE-së për mbështetje ndaj Shqipërisë në këtë proces, ai u shpreh se “mezi presim të shikojmë sa më të shpejt hapa konkretë në reformën në gjyqësor”.

Drejtori për Zgjerim përfundoi fjalën e tij duke thënë se ”është gjë e mirë kur ekzistojnë strategji, por është me rëndësi zbatimi i tyre”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?