Kejdi Mehmetaj: Fytyra kriminale e kësaj mazhorance kërkon tani të ulë pensionet

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se fytyra e vërtetë çnjerëzore e kriminale e kësaj mazhorance kërkon tani të ulë pensionet, ndërkohë që vjedhja nëpërmjet koncesioneve dhe PPP-ve shtohet.

“A mund të luhet kështu me jetët e njerëzve, a pranohet ky lloj eksperimenti social?”, shkruan mes të tjerash ish-deputetja Mehmetaj.

Postimi i plotë i ish-deputetes Kejdi Mehmetaj: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Fytyra e vërtetë çnjerëzore e kriminale e kësaj mazhorance kërkon tani të ulë pensionet, ndërkohë që vjedhja nëpërmjet koncesioneve dhe PPP-ve shtohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

A mund të luhet kështu me jetët e njerëzve, a pranohet ky lloj eksperimenti social?

Nga njëra anë i qajnë hallet me lot krokodili pensionistëve, i mbyllin në shtëpi për ti mbrojtur nga virusi e nga ana tjetër duan tu ulin pensionet që të mos kenë mundësi të ushqehen e të blejnë ilaçe.

Turp!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?