Kejdi Mehmetaj: Qyteti i Fierit në 25 Prill do mbështesë angazhimin e brezit të ri në politikë
Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm takime me banorë të qytetit.
Sipas Mehmetajt, vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë janë të shumta, duke filluar me mungesën e vendeve të punës, tek infrastruktura, arsimi e shërbimi shëndetësor, ama besimin se e ardhmja do të jetë më e mirë e ndjen kudo, ndaj sipas saj, 25 Prilli do të jetë dita që do të ndajë tranzicionin nga stabiliteti, arrogancën nga përkushtimi e abuzimin nga puna e ndershme.
“Së bashku me ekipin e #LSI #Fier kaluam sot mëngjesin me banorë të qytetit.