Këlliçi në protestë: Rama ia mbathi në Vlorë, mori dhe kërpudhën me vete

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në fjalën e mbajtur në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, tha se kryeministri Edi Rama ia ka mbathur sot, duke e quajtur frikacak.

“Rama ik! Ta dëgjoj njëherë Rama deri në Vlorë. Ju vini në Tiranë ai ia mbath nga Tirana. Një frikacak që i fshihet të vërtetës. Kjo bandë në krye të qeverisë është edhe pronarja e vërtetë e inceneratorëve”, tha Këlliçi.

Ndërkohë që Partia Demokratike ka thirrur protestë, kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në Vlorë, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Vlorës.

SHKARKO APP