Këlliçi: Pritet që Tahiri të dalë nga burgu shumë shpejt

Pas lirimit të ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako na burgu, sipas PD-së një tjetër socialist do të lërë qelinë. Deputeti demokrat Belind Këlliçi, thotë se shumë shpejt edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të lërë qelinë në burgun e Lushnjes.

”Është analizë logjike. E kam thënë që në fillim, ka ndodhur e njëjta gjë me Tahirin. Dha garanci se nuk do të shiste asnjeri dhe është i pashqetësuar sot dhe fjalët janë dhe mbajeni shënim këtë, fjalët janë se pritet që shumë shpejt të dalë nga burgu, e njëjta gjë me Bllakon dhe me Kokën dhe këtë e kemi thënë që në fillim”.

Mirela Milori: Dua të ndalem në një reagim për Alqi Bllakon. Keni qenë i pari ditën e djeshem që keni folur dhe keni thënë që u lirua pasi le të themi “kërcënoi të tjerët se unë do të flas”. Një tezë që e ka marrë ditën e sotme Berisha dhe e ka shtjelluar më tej. Dua të di, e keni analizë këtë apo keni informacione rreth kësaj që ju thoni?

Belind Këlliçi: Qëkur ne kemi pasur Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, Bllako ka qenë i ftuar për të dëshmuar dhe nuk ka dëshmuar pasi ai ishte nën cilësinë e të pandehurit nga SPAK. Fjalët qarkullonin që atëherë që të gjithë ato që po shkojnë para drejtësisë, po shkojnë për shkak se kemi të bëjmë me një drejtësi të kontrolluar. Padyshim që këto do të amnistohen, do të bëjnë pak muaj burg ose 1 vit burg dhe ishte pikërisht Rama ai që zgjidhte se kush do të shkojë në burg, se kush do të sakrifikohej dhe partia do t’i qëndrojë pas.

SHKARKO APP