Këlliçi: Qytetarët mblidhen pasi duan ndryshimin, drejtorët e PS-së presion për votën në Tiranë

”Qytetarët grumbullohen me dëshirën e tyre pasi duan që të prekin ndryshimin”, kështu shprehet kreu i FRPD-së, njëherësh edhe kandidati për deputet i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi i cili nënvizoi se ato vazhdimisht bëjnë thirrje për distancë sociale, dhe për të respektuar masat, por qytetarët grumbullohen pasi ka një padurim të madh nga qytetarët për të takuar Bashën.

”Nuk është çështje se z.Basha mbledh turmat, po ka një padurim shumë të madh të qytetarëve. Janë qytetarët që kanë ardhur nëpër takime. Ne kemi bërë thirrje që qytetarët të ruajnë distancën. Kjo tregon padurimin e qytetarëve për të shkuar dhe për të prekur ndryshimin. Çdo kandidat i PD-së shëndetin e qytetarëve e ka në radhë të parë. Kudo në çdo takim kemi bërë thirrje për distancë. Kanë qenë me qindra qytetarë dhe demokratë me flamur me logo dje në zonën e Unazës së re edhe qytetarë banorë të zonës kanë ardhur vetë. As nuk i njihnim nuk janë strukturë e PD dhe kishin ardhur për të qenë pjesë e takimit. Gjatë gjithë kohës është ky format i takimit që ne bëjmë thirrje për distancë”,-tha Këlliçi.

Nga ana tjetër, Këlliçi hodhi akuza nga kampi kundërshtar, se drejtorë të PS-së po shantazhojë qytetarët me vendet e punës në administratë që të votojnë PS-në. Për Këlliçin, deklaratat e Ramës se nëse PD-ja vjen në pushtet qytetarët ta harrojnë procesin e vaksinimit dhe të rindërtimit, tha se janë tallje me qytetarët, pasi fondet janë për shtetin shqiptar dhe jo për individin.

”Në Kombinat kandidatja përballë është Belinda Balluku, nuk kam asnjë koment për të, përveçse kam dënuar që intimidojnë qytetarët të mbledhin karta dhe të votojnë PS-në që të mbajnë vendin të punës. Kombinati është zona më e vështirë, për shkak të goditjes nga tërmeti dhe talljes së kësaj qeveria me procesin e rindërtimin. Po gënjehen nga Balluku dhe drejtorët. I ka premtuar Edi Rama që brenda dhjetorit duhet të ishin brenda shtëpiave, banorët nuk janë. Pastaj Edi Rama po gënjen qytetarët me se po ikëm ne nuk do të ketë më vaksina procesi i rindërtimit do të ndalojë! Këto janë gënjeshtra dhe talljem me qytetarët. Shtëpiat e tyre do të ndërtohen aty ku ishin me sipërfaqen që kishin. Është e vështirë të ndalosh propagandën e palës përballë për të manipuluar qytetarët. Paratë dhe ndihma nuk i është dhënë Edi Ramës si individ, por shtetit shqiptar dhe ne procesin e vaksinimit dhe të rindërtimit do ti zhvillojmë dhe me transparencë. Unë kam denoncuar të paktën 8 raste në zonën e Unazës së re që nuk kanë marrë as dëmshpërblim as bonus qiraje asgjë”,-theksoi për ”Report Tv”.

SHKARKO APP