Këlliçi takim me gjimnazistët: Janë lënë pas dore nga qeveria. 25 Prilli është beteja e rinisë
Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me të rinj dhe të reja të gjimnazeve të Tiranës. Sipas tij, ata shprehën haptazi pakënaqësitë e tyre në lidhje me sistemin arsimor dhe politikat rinore në Shqipëri. ”Ata ndihen të lënë pas dore dhe të papërfaqësuar në spektrin politik. Qëndrimet e tyre reflektojnë nevojën e menjëherëshme për ndryshime demokratike në vend”,-shkruan Këlliçi në facebook.
Postimi i plotë
Strukturat e gjimnazeve fuqizohen dita ditës me energjinë dhe dinamizmin fantastik të nxënësve në të gjithë Tiranën. Këtë të Shtunë ishim me gjimnazistët e “Protagonistët”, “KINGS Tirana” dhe “Sinan Tafaj”.
Gjimnazistët shprehën haptazi pakënaqësitë e tyre në lidhje me sistemin arsimor dhe politikat rinore në Shqipëri. Ata ndihen të lënë pas dore dhe të papërfaqësuar në spektrin politik. Qëndrimet e tyre reflektojnë nevojën e menjëherëshme për ndryshime demokratike në vend.
Ata janë të bindur se pjesëmarrja e të rinjve në politikë, është tejet e rëndësishme dhe kësisoj 25 Prilli është së pari beteja e tyre. Sëbashku, të gjithë shkojmë të bindur drejt fitores në 25 Prill!