Këlliçi takime me qytetarët në Farkë dhe Petrelë: Premtimet përtej afateve të mandatit janë gjepura
Kandidati i PD-së për kreun e bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar takime me qytetarët në Farkë dhe Petrelë. Teksa postoi një fotoalbum në Facebook nga takimi, Këlliçi shkruan se ai dhe ekipi i tij ka një paketë zgjidhjes për problemet e kryeqytetit.
“Albumi i takimeve në Farkë e Petrelë. Faleminderit të zotëve të shpisë që na pritën krahëhapur! Dëgjojmë nga njëri-tjetri të ngrihen çështje me vlerë, për të cilat unë dhe ekipi im do të rikthehemi me një paketë zgjidhjesh.
Programi ynë do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra. Një kryebashkiak i mirë duhet të marrë përsipër të realizojë objektivat brenda 4-vjeçarit, përndryshe dënojeni me votë. Premtimet përtej afateve të mandatit janë gjepura dhe humbje kohe për Tiranën!”-shkruan Këlliçi.