Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin? Ilir Meta tregon se kë mbështet për Tiranën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se forca e tij politike do të mbështesë kandidatin që do të gëzojë mbështetjen më të madhe nga Primaret në Tiranë. Në një konferencë me gazetarët, Meta theksoi edhe se nëse do të ketë kandidatë të kësaj force politike që pretendojnë se mund të fitojnë në zona të caktuara, do ti paraqiten PD-së.

Kë kandidat mbështesni për Tiranën, Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin?

Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi është një hap shumë pozitiv. i ftoj të gjithë kandidatët të shpalosin platformat e tyre për rivendosjen e llogaridhënies në Bashkinë e Tiranës. Mbështesim procesin, cilido kandidat që do fitojë do gëzojë edhe përkrahjen e kolegëve të tjerë që Tirana ti ikë nga duart tiranëve.

Do bëni ndonjë propozim në Primaret?

Sot do të jetë mbledhja e parë e kryesisë së zgjedhur mbrëmë. Në këtë mbledhje do të përcaktohet edhe mënyra se si do të merren në konsideratë të gjithë ata kandidatë që pretendojnë se mund të kontribuojnë në fitoren e opozitës. Për këto raste do të bisedohet me PD-në, duke respektuar marrëveshjen që ne kemi nënshkruar me të, duke respektuar primaret.

Si do jetë protesta e 12 nëntorit, do të jetë paqësore?

12 nëntori është rasti që të gjithë qytetarët shqiptarë të dalin e të thonë fjalën e tyre, të kërkojnë llogari për shkatërrimin e shtetit, për shkatërrimin e ekonomisë familjare në vend. Është koha ti jepet fund regjimit gjobëvënës ndaj shqiptarëve të ndershëm.

SHKARKO APP