“Këmbana bie çdo ditë”/ Bardhi sjell rastin tragjik të 53-vjeçarit: Shëndetësia, dështimi i madh i Ramës
Shëndetësia është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës.
Kështu shprehet sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi përmes një postimi në Facebook.
Teksa sjell rastin e 53-vjeçarit nga Ndroqi Lutfi Çekiri, numri dy i selisë blu thekson se, sistemi është i rrënuar, ndërsa stafet mjekësore janë të keqpaguara.
Gazment Bardhi: Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.
• Ilaçet nuk janë të sigurta.
• Sistemi është i rrënuar.
• Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.
• Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.
Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale! Këmbana e alarmit po bie çdo ditë!
Denonco, shpërndaje këtë video.