“Kemi kërkuar interpelancë urgjente me kryeminstrin”, Bardhi replikon me Çuçin: Nuk ka urgjencë!

Gazment Bardhi dhe Blendi Çuçi kanë replikuar në nisjen e seancës plenare këtë të enjte. Kreu i grupit të Rithemelimit kërkoi interpelancë me kryeminsitrin Rama sa i përket emisionit të RAI 3, ndërsa Çuçi iu përgjigj se nuk ka urgjencë, pasi vetë RAI 3 e shtyu pjesën e dytë të emisionit.

Bardhi i drejtohet kryeparlamentares Nikolla:

E keni kthyer shkeljen e kushtetutës në normë. Interpelancat për kryeministrin as nuk ia komunikoni seancës. Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze të kryeministrit te mediat italiane. Ju e keni rrëzuar kërkesën dhe e kuptoj sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër që ta mbroni sepse ai ka frikë. Arroganca juaj nuk mund t’i mbivendoset kuvendit. Është kuvendi që do duhet të vendosë, por e kuptoj se ju keni frikë ta përmendni emrin e Kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çuçi: Nuk është çështje për interpelancë sipas përcaktimeve të rregullores dhe aq më pak pastaj se nuk është urgjente se vetë programi i RAI nuk ka urgjencë, meqë vetë e ka shtyrë pjesën e dytë të emisionit. Pra është njoftuar në seancën e kaluar, pra është marrë vendimi në parlament që nuk ka vend për një interpelancë urgjente.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?