“Kërcënim për Ballkanin”, Fatmir Mediu: Sulmet në veri të Kosovës të organizuara nga Vuçiç
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se dënon ashpër sulmet e organizuara nga Serbia dhe presidentit Vuçiç në Veri të Kosovës kundër policisë kosovare.
Mediu kërkon nga Shqipëria që ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë çështje në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, si një kërcënim për të gjithë rajonin e Ballkanit, jo vetëm Kosovën.
Reagimi i Fatmir Mediut
Partia Republikane dënon ashpër sulmet e organizuara nga Serbia dhe Vucic, në Veri të Kosovës kundër policisë kosovare.
🔹Bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar vatra të reja tensioni në Ballkan është tashmë një fakt i provuar, cdo hap i Vucic është në kordinim me Putin.
🔹Takimi i Vucic me Shtabin e ushtrisë Serbe nuk është një teatër por paralajmërim për një agresion të mundshëm ushtarak.
🔹Vendosja e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës është detyrë e qeverisë Kurti.
🔹Zbatimi i reciprocitetit është po ashtu një detyrim për shtetin e Kosovës.
🔹Shqipëria duhet ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë cështje në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, si një kërcënim për rajonin e ballkanit dhe jo vetëm Kosovën. Komunikimi me drejtues të vendeve të tjera të NSTOs në rajon që ndajnë të njëjtin shqetësim për sjelljen e Serhisë dhe Rusisë, vecanërisht me Malin e Zi dhe Kroacinë është mëse i nevojshëm për ta prezantuar këtë cështje me seriozitet në plan rajonal.#kosove #nato #shqipëria #albania🇦🇱 #kosovo🇽🇰 #unsecuritycouncil #eu