Kërcënimet ndaj prokurorëve, reagon edhe BE: Autoritetet shqiptare të hetojnë
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka dënuar kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë, duke iu referuar dëshmive të të penduarit Artan Tafani për prokuroren e SPAK-ut.
Në reagim theksohet se mirëpresin angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët.
“BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”.