Kërcënimi i Mynyr Konit nga Shullazi, Kule: Dyshime se u përgatit nga brenda UT-së

Kanë kaluar disa muaj që nga kërcenimi që iu bë rektorit të sotëm të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, atëherë kandidat për këtë post, por ngjarja ngjall përsëri interes të lartë publik për shkak të mënyrës se si u zhvillua ajo.

Dhori Kule, një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Konit në atë garë ka folur sëfundmi përballë gazetarit Roland Qafoku për kërcënimin që iu bë kolegut të tij në verën e këtij viti duke hedhur edhe dyshime të forta se çdo gjë mund të jetë kurdisur nga brenda universitetit.

“A ka patur porositës nga univeristeti kërcënuesi i tij dhe i profesor Konit dhe nëse brenda strukturave akademike ka patur interes që të realizohej ky kërcënim?”pyeti Kule. Ai shtoi se këto dy pyetje vazhdojnë ta shqetësojnë ende edhe sot e kësaj dite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë dekani aktual i fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës tregoi se çështja penale ende vazhdon të jetë në hetim nga ana e prokurorisë dhe se ai ka deponuar përpara grupit hetimor të gjithë ngjarjen në të cilën ai u kërcënua.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?