Kërcënohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, i vendoset tritol në oborrin e shtëpisë

Alfred Vogës, drejtor i sigurimeve shoqërore në Krujë dhe ish-drejtor i ALUIZN-it, i është vënë tritol në banesë. Fatmirësisht, lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë vetë Voga që ka njoftuar policinë pasi ka parë pakon në oborr. Paraprakisht ngjarja po shikohet si kërcënim, për shkak të detyrës së Alfred Vogës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Krujë-Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?