Kërcimi i kurbës së infektimeve, Shehu: Krimi kundër “Njeriut” i shembjes së Teatrit po jep efektet

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka reaguar ashpër lidhur me të dhënat e fundit të infektimeve të reja me koronavirus, për të cilën akuzon drejtpërsëdrejti Qeverinë “Rama”, e cila sipas tij, me aktin kriminal kundër njeriut atë të shembjes së Teatrit Kombëtar shkaktoi grumbullime të pakontrolluara të njerëzve qoftë nga radhët e Policisë së Shtetit, qioftë edhe nga qytetarët e irrituar nga ky akt i qeverisë.

Përmes rrjeteve sociale, Shehu shprehet grumbullimi i qindra forcave policore dhe punonjësve për atë shkatërrim talebanësh, në një hapësirë të vogël, krejt jashtë masave epidemiologjike, ishte një krim i rëndë ndaj shëndetit të qytetarëve në kushtet e epidemisë, a pandemisë.

Po ashtu ai thotë se futja në atë mënyrë e policisë në përplasje e kontakt fizik me qytetarët ishte në kundërshtim me masat anti-infeksion dhe diametralisht e kundërt me atë që Policia e Shtetit duhet të kryejnë.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut

Krimi kundër “Njeriut” i shembjes së Teatrit jep efektet!!

“Kurba” e çoroditur hipën përsëri lart… disa vatra të reja…

Grumbullimi i qindra forcave policore dhe punonjësve për atë shkatërrim talebanësh, në një hapësirë të vogël, krejt jashtë masave epidemiologjike, ishte një krim i rëndë ndaj shëndetit të qytetarëve në kushtet e epidemisë, a pandemisë.

Futja në atë mënyrë e policisë në përplasje e kontakt fizik me qytetarët ishte në kundërshtim me masat anti-infeksion dhe diametralisht e kundërt me atë që Policia e Shtetit duhet të kryejnë.

Aq më keq, ky ishte dhe një provokacion i rëndë ndaj artistëve e qytetarëve në shkelje të rregullave, që pa dyshim me të drejtë do të krijonte siç krijoi e vazhdon një përgjigje aktive dhe protesta të tyre në këto periudha.

Ky veprim, për të cilin nuk besoj se është marrë mendimi i atij Komiteti Teknik (i detyrueshëm ky), duhet të jetë një nga shkaqet e rritjes së të infektuarve të identifikuar pikërisht këto ditë, me gjithë numrin shumë të vogël të testimeve.

Pa dyshim, krahas kësaj ka dhe shkaqe të tjera që lidhen me testimet krejt të pa mjaftueshme, mos aktivizimin e mjekut të familjes, etj., që prodhojnë atë “kurbë” jashtë realitetit, me masat e gabuara “kufizuese”, që më shumë i detyrojnë njerëzit të dendësohen në pak hapësira e intervale se sa…

Kjo është e vërteta, gjë për të cilën duhet reaguar…

SHKARKO APP