Kërkesa e dytë për arrestin e Frrokut, nis mbledhja e Këshillit të Mandateve

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka nisur rreth ores 12:00 mbledhjen për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila i kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e deputetit Mark Frroku për llogari të drejtësisë belge.

Keshilli eshte mbledhur për një seancë dëgjimore me deputetin Frroku, pas kërkesës së bërë nga avokatët e tij, teksa Meta ka lexuar kërkesën e prokurorisë dhe Mark Frroku ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Mandateve. 

Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku, i dënuar në këtë shtet me 10 vjet burg për vrasje. Kërkesa zyrtare për arrestimin e deputetit Frroku mbërriti mbrëmjen e së premtes pranë Interpol Tirana, që i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë urdhër­-arrestin. Mark Frroku akuzohet për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti, më 5 Mars të vitit 1999 në bashkëpunim me tre persona të tjerë. Kjo është e dyta herë që prokuroria i kërkon leje parlamentit për arrestimin e Frrokut. Të enjten Kuvendi i miratoi kërkesën e parë për arrestimin e tij lidhur me çështjen ‘Doshi’. 

 

SHKARKO APP