Kërkesa e LSI-së për qarkun e Beratit, KAS mblidhet sot për shqyrtimin

Këtë të premte, KAS do të zhvillojë mbledhjen e rradhës ku do të shqyrtojë kërkesën ankimore të LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Po ashtu LSI-ja ankimoi rezultatin e 25 prillit edhe për qarkun Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Ankimimin për Gjirokastrën e ka argumentuar me faktin se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht Lëvizjen Socialistë për Integrim në zgjedhje.

Në mbledhjen e fundit të KAS u vendos që ankimimi i bërë nga PD-LSI për Gjirokastrën, do të shqyrtohet duke marrë për bazë vetëm provat e sjella nga këto dy forca politike, pa marrë prova shtesë nga institucionet shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?