Kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Ahmetajt, mblidhet nesër Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Nesër (martë) në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Mbledhja vjen pas kërkesës së SPAK, i cili kërkoi arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka kërkuar autorizim Kuvendit për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit të Financave dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ish-ministri, deputeti i PS-së po hetohet për “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të të ardhurave”, “korrupsion” dhe “pastrim të parave”. SPAK, bashkangjitur kërkesës për arrestimin e Ahmetaj ka dërguar në Kuvend edhe një dosje voluminoze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?