Kërkesa e Zelenskyt, deputeti Çollaku: Heqja e vizave me Rusinë rrezikon sigurinë kombëtare
Në fjalën e mbajtur sot në Kuvendin e Shqipërisë përmes një videomesazhi, Presidenti i Ukrainës, kërkoi nga qeveria që ti mbyll portën turistëve rusë. Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku, thotë se liberalizimi i vizave me Rusinë vë në rrezik sigurinë kombëtare.
”Në një situatë sanksionesh të një lufte në zhvillim, kërcënimeve për përshkallëzim të luftës e kërcënimeve për të sulmuar vende të NATO-s, heqja e vizave nuk jep asnjë garanci se përmes këtyre turistëve mund të futen informatorë, e vrasës”.
Po ashtu Çollaku theksoi se nuk mund të hiqen vizat me një vend që është në luftë me të gjithë botën demokratike. Ai tha se duhet t’i plotësohet kërkesa presidentit Zelenksy për të mos i lejuar turistët rusë në Shqipëri, kërkesë kjo edhe e opozitës.