Kërkesa për arrestimin e Doshit e Frrokut, seanca drejtohet nga Dule. Meta në ulëset e Kuvendit

Kuvendi nis diskutimin për kërkesën e prokurorisë për të kërkuar autorizim për arrestimin dhe leje për kontrollin e banesave ndaj dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku.

Ora 11:02 Rama: Ky nuk është klubi i shtëpisë së Oficerave

Replikon Edi Rama: Ky nuk është klubi i shtëpisë së Oficerave. Zoti Dule, respektoni rregulloren dhe ti japim fund historisë ku në parlament bëhemi dëshmitarë të  shkeljes së rregullores. Mendimet komentet ti bëjnë në Shtëpinë e Oficerave.

Ora 11:00 Sali Berisha Dules:  Si e ndjen veten të ulesh në vend të Ilir Metës?

Sali Berisha ne seance: “Si e ndjen veten të ulesh në vend të Ilir Metës. Je komod që të kanë ngarkaur një rol të një njeriu që është akuzuar për dy vrasje dhe në akt të pashembullt bllokon oparaqitjen e provës për faktin e vetëm se I ka dërguar në qeli Durim Bamit për ti thënë se unë të pres kokat e fëmijëve nëse thua të vërtetën. Nuk i mohohet deputetit kërkesa për provën. Kemi deklaruar qëndrimin tonë por jemi për marrjen e proves. Po bëhet gjithçka për të mbrojtur njeriun që ka paguar për vrasje

Replikon Dule: Po më sugjeroni të mos ushtroj detyrën

Ora 10: 50  Paloka: Qëndrimin e opozitës për raportin do ta japë deputeti Halimi

Kreu i Grupi parlamentar i PD-së kundërshtoi raportin e hartuar nga këshilli i Mandateve, duke deklaruar se maxhoranca në raport kishte përfshirë dhe qëndrimin e opozitës.

“Sapo na erdhi raporti nga Këshilli i Mandateve i bërë nga shumica ku u përfshi edhe mendimin e opozitës. Qëndrimin e opozitës për raportin do ta japë deputeti Halimi” u shpreh Paloka.

Meta ne Kuvend por i le drejtimin Dules

Ora 10:40  Nis seanca plenare. Drejtohet nga Vangjel Dule. Sikundër në Këshillin e Mandateve, edhe seancën e sotme ku do të votohet kërkesa e prokurorisë për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku, Ilir Meta ka vendosur t’ia besojë drejtimin  e Kuvendit Vangjel Dules për shkak të konfliktit të interesit me ‘aferën Doshi’.

Meta është i pranishëm në seancë, por ka zënë vend në një nga ulëset e Kuvendit.

meta ulur

Meta i ulur ne seance

PD: Do jemi ne seancë por s’do marrim pjese ne votim

Ora 10:04 Grupi i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në votimin e kërkesës së prokurorisë për të kërkuar autorizim për arrestimin dhe leje për kontrollin e banesave ndaj dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku.

Vendimi u mor në mbledhjen e Grupit PD i cili u mblodh para fillimit të seancës parlamentare. PD do jetë në seancë për të deklaruar qëndrimin e saj rreth çështjes por nuk do të jetë në momentin  votimit.

Në një prononcim për gazetarin Everest Dedaj, ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli mohoi që PD po mbron deputetin shkodran, duke e quajtur kërkesën e prokurorisë, urdhër politik, dhe duke shtuar se Tom Doshi duhej të ishte në burg për dosjet që PD ka dorëzuar në prokurori për të.

Jozefina Topalli: “Askush nuk e ka luftuar Tom Doshin sesa PD. Tom Doshi duhej të ishte në burg për dosjet të cilat PD i ka çuar në prokurori. Të hapin ato dosje ato janë dosjet e krimit.  Ky i sotmi është urdhër politik që mbivendoset mbi çdo gjë. Tom Doshi duhet të ishte në burg për dosjet e PD-së të tjerat janë qesharake janë farsë. Ajo që po dëgjojnë shqiptarët është shokuese

Sot votohet kerkesa e prokurorise

Do të votohet sot në Kuvend kërkesa e Prokurorisë për autorizimin për të kërkuar arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku.

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në unanimitet, i mbledhur mbrëmë i ka sygjeruar parlamentit të pranojë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Mësohet se deputetët e majtë në Këshill i kanë dorëzuar kuvendit relacionin, ndërkohë që pritet që dhe deputetët demokratë të kenë një relacion të tyre për kuvendin.

Në relacionin e demokratëve do të theksohet fakti se pa doreheqjen e kryeparlemtarit Ilir Meta nuk mund të ketë hetim të plotë të kësaj ngjarje.

4 orët në Këshillin e Mandateve

Per rreth 4 orë Tom, Doshi bashkë me dy avokatët mbrojtës u përballën me organin e akuzës mbi kërkesën për arrestim.

Deputeti nën akuzë bëri publik një pjesë të një videopërgjimi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku dëshmitari Durim Bami, pranon se ka ndryshuar dëshminë pasi i kanë kërcënuar fëmijët.

Tom Doshi: “Me kërkesën time, në prani të 4 prokurorëve mes tyre dhe të atij që kemi përballë. Në një nga zyrat që disponojnë këta. Është bërë përgjimi ambiental me kamera, unë kam vënë edhe aparaturën në trup. Eshte bërë me vendim gjyqësor.

Kam takuar Durim Bamin dhe i kam thënë thuaj të vërtetën. Ai në një moment më tha që nuk mund të flas. Pse i thashë?

Ai bëri me dorë që ka një djalë të vogël. Gjestet i bën sikur ka në krah një fëmijë të vogël

Thashë unë si është puna? Ai ma bëri me dorë për fëmijët . (Me gjeste tregon për një fëmijë më të rritur.

Unë i thashë po ça ka?

Ma bëri me duar prapë, që ka ardh një polic i Forcave Speciale me kapuç.

I kemi parë bashkë me prokurorin, edhe regjistrimin edhe transkriptin që është bërë.

Bami më thotë: Burrat e huaj janë atje, te vendi që as unë nuk e di, pra adresën ku e kishte tezja e gruas se vet.

Unë u çova në këmbë dhe i thashë të të çojmë në spital të burgut? Jo tha se aty ka ilaçe, jam më në rrezik nese me çon në spital.

Këtë bisedë e di dhe prokurori spo ja kërkoj ta bënte publike.

Kur unë u çova në këmbë më tha: Ti e di o burr në çfarë kushtesh jam une dhe nuk mund të flas. E di çfarë me kane vënë edhe te X5. Pra i kishin vënë 560 gr trital. Pra në kushte që do vrasin atë dhe fëmijët, atëhere si do ta pranonte?”

Dhe vetë kryeprokurori i krimeve të rënda Adnan Xholi, pranon ekzistencën e videos.

Prokuror Adnan Xholi: “Kemi një sërë provash hetimore

Deputeti Tom Doshi, këmbënguli që kjo video të administrohet nga Këshilli i Mandateve dhe Imuniteve, para se të jepej vendimi për kërkesën e prokurorisë.

Tom Doshi: “Sillni videon ta shikojë dhe Këshilli i Mandateve, dhe më pas nxirrni pretendimin se kush është sajuesi, unë apo prokurorët. Kush mban përgjegjësi, kush ka manipuluar të japë llogari. Pse të mos shkojë prokurori I përgjithshëm të japë llogari, shkoi kryeministri”

Por pas më shumë se 1:30 minutash debat me dyer të mbyllura, dhe pavarësisht këmbënguljes së demokratëve për administrimin e kësaj prove deputetët e majtë në këshill e rrëzuan kërkesën.

Eduard Halimi: PS refuzoi që kjo provë të merrte këshilli. Qëndrimi I PD-së është ai që u mbajt gjatë 10 viteve, parimor. Është e paimagjinueshme të pengojë hetimet e prokurorisë.

SHKARKO APP