Kërkesat e opozitës parlamentare/ Paloka: E nxorën kokën, duan të ndalojnë koalicionet parazgjedhore!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka reagoi këtë të premte përmes një statusi në Facebook ku thotë se deputetët e opozitës parlamentare e nxorën kokën më në fund. Sipas tij, ata po zbatojnë projektin e Ramës për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore.

Postimi i plotë i Edi Palokës: 

E nxorrën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.
I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor. Sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës, që po mundohen të mbajnë në këmbë një kufomë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?