Kërkesat e PD-LSI/Rama: KQZ-ja do jetë e depolizituar. Nuk jemi noterë të çdo teke

Në seancën e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama, ka folur ndër të tjera edhe për Reformën Zgjedhore dhe qëndrimin që po mban opozita (PD-LSI). Duke iu referuar propozimeve për KQZ apo dhe votimin elektronik, Rama tha se ka bërë një zgjedhje që të jemi në dispozicion por se nuk do të jenë noterë të çdo teke.

”Aty është në bark frika nga zgjedhjet. Ndaj vijnë me propozime ekstravagante për KQZ. Ndërkohë që kemi rënë dakord që KQZ do jetë e depolizituar. Tani thonë jo zgjedhjet e ardhshme vendore por zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme se mendojnë që do jenë prapë në opozitë. Këta si duket mendojnë vetëm se si do humbin dhe çfarë do bëjnë pasi të humbin. Ama zvarritja nuk ndihmon. Kërkesat e përsëritura dhe sharjet që i shoqërojnë përditë nuk ndihmojnë. Unë kam bërë një zgjedhje që në këtë pikë të jemi në dispozicion dhe përtej faktit që mbase duket shaka që të lehtësojmë barrën e frikës, t’u japim gjithçka që duam, mos kujtoni se jemi noterë të çdo teke dhe të çdo kohe që ju vendosni se kur bëhet dhe kur s’bëhet dhe t’i ndaloni sharjet sot. Mësimin ua kemi thënë disa herë dhe prapë ua themi”.

SHKARKO APP