Kërkesat e Ramës ndaj SPAK-ut, Nano: Përcjell mesazhin se ka në dorë drejtësinë
Analisti Mustafa Nano, thotë se është i rëndë fakt që kryeministri Edi Rama është ai që i kërkon drejtësisë që të hetojë kundërshtarin politik dhe se sistemin e drejtësisë nuk e ka në dorë kryeministri, ose të paktën kështu supozohet.
”Nuk e di, nuk besoj se e di njeri, mund t’i shkojë mendja tek ndonje kryebashkiak që ka pasur konflikt të hapur. Po u hakërrehet të vetëve në mënyrë të drejtpërdrejtë, sistemin nuk e ka në dorë Rama. Përcjell mesazhin që ka në kontroll gjërat. E rëndë është kur i kërkon drejtësisë të hetojë kundërshtarët politikë”,-tha në ”MCN TV”.
Po ashtu Nano tha se deklaratat e bëra nga Edi Rama mund të përdoren më vonë si alibi nga kundërshtarët nëse ata hetohen.
”Në atë kohë nuk ka pasur sistem të besueshëm do thoshte ai, tani që sistemi është në reformism e sipër që edhe po funksionon, tani është koha për ta bërë këtë gjë. Edhe në terma praktikë kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur ata që ti kërkon te hetohen, se nesër ata e kanë mbrojtjen të gatshme. Nuk e marr vesh pse e bën këtë gjë”.