Kërkohet dorëheqja e Ardi Veliut, AMT në protestë: Gjithë kohës kemi parë një polici të dhunshme
Siç edhe ishte lajmëruar më parë, aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit organizuar këtë të hënë një tjetër protestë para Ministrisë së Brendshme, pas arrestimit të katër aktivistëve ditën e shtunë. Ata duan dorëheqjen e kryepolicit, Ardi Veliu.
Aktivistja Adriana Kalaja, është shprehur se protesta është paqësore, duke shtuar se ngjarja e së shtunës është e stisur. Nga ana tjetër, ajo thotë se gjithë kohës kemi parë një polici të dhunshme.
”Kjo është një protestë paqësore. Po ashtu kemi filluar edhe betejën tonë ligjore. Ngjarja e fundit e ditës së shtunë, që sipas nesh ishte e stisur, tregon se këta nuk kanë ndërmend që të krijojnë një klimë qetësie mes policisë dhe qytetarëve. Është shkelur parimi mbi të cilin është ngritur policia për mbrojtjen e qytetarëve. Ne gjithë kohës kemi parë një polici të dhunshme”,-tha ajo