Kërkoi marrëdhënie intime në emër të drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Guximtar Boçi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Guximtar Boci.
Gjyqtari Boçi nuk është emër i panjohur për publikun, pasi në vitin 2016 u bë i njohur pas publikimit të një audio-përgjimi. Në atë kohë kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Boçi i kërkonte marrëdhënie intime një gruaje 40-vjeçare në këmbim të vendosjes së drejtësisë për një çështje pronësie që gruaja kishte në gjykatë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos të shkarkojë këtë të fundit.
KOHA JONË SONDAZH

