“Kërkojnë të mos hyjmë në zgjedhjet e 2025”, Gjata: Gjykata e Lartë ka marrë vendim politik nëse…
Gkykata e Lartë e ktheu në Apel çështjen mes dy grupeve në PD. Çlirim Gjata thotë se zvarritja 2-vjeçare për vulën dhe logon e PD-së behet me qëllim që Partia Demokratike të mos hyjë në zgjedhjet e vitit 2025. Ndër të tjera ai tha se Gjykata e Lartë ka marrë vendim politik nëse ankimi bëhet nga një person i tretë dhe që nuk është në listë.
“Kush është shkelja e parë? Pa pasur emrin nuk bën dot ankimim. Ishte i paligjshëm. S’mund të bësh ankim pa pasur emrin. Shkelja e dytë, u pranua grupi i Enkelejd Alibeaj.
Gjykata e Lartë u mundua të lajë duart. Sa herë ka një patate të nxehtë, një bombë e heqin nga duart. Pra ia kaluan Apelit në këtë rast. Gjykata e Lartë duhet të zgjedhë 2 momente, a mund të bëhet ankim nga një palë që nuk është aty? A mund të hyjë një person i tretë?
Pa u zgjidhur këto. Po nuk u dha këtyre dy pikave zgjidhje, atëherë Gjykata e Lartë ka bërë vendim politik. Ky ka qenë qëllimi, për të mos e lënë PD-në të hyjë në zgjedhjet e vitit 2025.
Një gjyq që bëhet për 5 min, ku s’ka nevojë për kaq faqe vendim, bëhet se nuk duan të lejojnë PD-në të hyjë në zgjedhjet e vitit 2025”,-u shpreh Gjata.