Kërkon të shkojë në Kuvend, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

Sali Berisha kërkon që të marrë pjesë në Parlament, por këtë të enjte Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e rrëzoi si kërkesë.

Përmes avokatëve, Berisha ankimoi në gjykatë vendimin e SPAK, që i refuzoi kërkesën për leje. Herën e kaluar, seanca u shty për shkak të mosnjoftimit për seancën të ish-kryeministrit.

Që më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare. Prej 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, nën hetim për aferën “Partizani”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?