Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, çfarë vendosi Apeli i GJKKO për Berishën dhe Malltezin
Sali Berisha nuk del nga shtëpia. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk pranoi të ndryshojë masën e sigurisë për ish kryeministrin ‘arrest shtëpie’. Refuzoi dhe kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit, Jamabër Malltezi.
Të dy janë në hetim për akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv ‘Partizani’.
Gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.