Floida Kërpaçi i përgjigjet Spiropalit: E mban mend kur kërkoje shpëtim te Meta dhe LSI
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi i është përgjigjur deklaratave të ministres Elisa Spiropalit për LSI-në.
Kërpaçi tregon detaje nga prapaskenat politike kur PS dhe LSI ishin në një koalicion dhe Spiropali nuk ishte politikanja e preferuar e Edi Ramës.
“Elisë, nga LSI nuk shpëton por të shpëton! Të kujtohet kur Salarjoni jot para se të zgjidhej Drejtor i Ujësjellësit të Fierit iu fal Ilir Metës në zyrë për t’i kërkuar ndihmë?
Ishte koha kur ti i ike Edi Ramës në mënyrë demonstrative nga asambleja e FRESSHIT dhe ai ‘Skënderbeu jot’ të kërcënonte ose Selarjon Tota në mbledhje ose unë. Prandaj Elisë, në ditë të vështira edhe ti dhe Selarjoni jot nuk keni shpëtuar, por jeni shpëtuar nga LSI dhe Ilir Meta.
Kështu që Elisë, para se të nxjerrësh broçkulla nga goja pyete një herë Selarjonin tënd. Nuk përmbyset kupa pasi hahet buka Elisë!”,- shkruan Kërpaçi në postimin në postimin e saj në Facebook.