Kërpaçi: KAS instrument mafioz kundër zgjedhjeve. 25 prilli, pengesa kryesore për Integrimin
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi hedh akuza të forta për KAS (Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve), ku thotë se është kthyer në një instrument mafioz kundër zgjedhjeve të 25 prillit, pas rrëzimeve të provave të LSI dhe PD-së për manipulim dhe deformim të rezultatit.
”KAS refuzoi faktet shumë të rënda të Beratit dhe Gjirokastrës. Fakte që dëshmojne sesi kutitë janë mbushur, sesi 23 veta kanë votuar për 60 veta, e duke përdorur të gjitha format që të tjetërsohet vullneti i qytetarëve”,-shkruan Kërpaçi në facebook.
Nga ana tjetër, ajo nënvizon se zgjedhjet me njollë do të jenë pengesa kryesore për vendin tonë në Bashkimin Evropian. ”KAS nuk ka nga ta dijë që transparenca është detyrim ligjor dhe moral, pasi është kthyer në komisionin e turpit të rilindjes duke marre vendime politike. Shqiptarët duan transparencë, duan të dijnë ku janë votat e tyre dhe jemi të vendosur për të zbardhur të vërtetën deri në fund”.
Postimi i plotë
Vjedhja e votave pasi u ekzekutua nga Rilindja në masakrën më të madhe zgjedhore të 25 prillit, po mbrohet sot në mënyrën më antikushtetuese nga KAS.
KAS refuzoi faktet shumë të rënda të Beratit dhe Gjirokastrës. Fakte që dëshmojne sesi kutitë janë mbushur, sesi 23 veta kanë votuar për 60 veta, e duke përdorur të gjitha format që të tjetërsohet vullneti i qytetarëve.
KAS nuk ka nga ta dijë që transparenca është detyrim ligjor dhe moral, pasi është kthyer në komisionin e turpit të rilindjes duke marre vendime politike. Shqiptarët duan transparencë, duan të dijnë ku janë votat e tyre dhe jemi të vendosur për të zbardhur të vërtetën deri në fund.
Zgjedhjet me njollë do të jenë pengesa kryesore për vendin tonë në Bashkimin Evropian. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë. Beteja vazhdon!