Kërpaçi: LSI-ja është partia e të rinjve, sepse tek ne janë të rinjtë ata që vendosin

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh dhe kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi deklaron se LSI-ja është partia e të rinjve, sepse tek LSI-ja janë të rinjtë ata që vendosin!

“Ne luftojmë për të rinjtë sepse e kemi treguar me vepra që lartësojmë vlerat mbi antivlerat, meritokracinë, të rënë dhe zhvillimin”, thekson ndër të tjera, Floida Kërpaçi.

Mesazhi i kryetares së LRI-së

LSI LUFTON PËR TË RINJTË💪

FALEMINDERIT LRI❤

Suksese ekipit drejtues të LRI-së gjimnaze Alerti Ana, Sara dhe gjithesecilit prej jush qe keni punuar fort dhe takimi i sotëm reflekton jo vetëm besimin që të rinjtë kanë te LSI por edhe tek ju si fuqizues të zërit të bashkëmoshatarëve tuaj.

Ne jemi partia e të rinjve sepse tek ne janë të rinjtë ata që vendosin! Ne luftojmë për të rinjtë sepse e kemi treguar me vepra që lartësojmë vlerat mbi antivlerat, meritokracinë, të rënë dhe zhvillimin.

Realiteti i zymtë i jetës rinore sot në Shqipëri ka nevojë për besimin dhe bashkimin e çdo të riu dhe të reje në Tiranë apo nëpër Shqipëri, që është në gjimnaz apo universtet, në punë apo në kërkim të një pune. Shqipëria duhet t’i përkasi të rinjve dhe vetëm duke besuar tek vetja, duke besuar te fuqia e bashkimit tonë ne mund ta bëjmë Shqipërinë ti shërbëjë të rinjve, me punësim të mirëpaguar, me arsim më cilësor, me meritokraci dhe jetë më dinjitet.

LE TA BËJMË SHQIPËRINË SHTËPINË E TË RINJVE🙏

SHKARKO APP