Kërpaçi: Plani i LSI, një shtet social që mendon për njerëzit në nevojë
Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi u shpreh sot në Kuvend se program i qeverisë për shtresat në nevojë thellon pabarazinë. Ajo u shpreh se LSI-ja ka një plan ekonomik që mundësinë më shumë përkujdesje dhe vëmendje për shtresat në nevojë.
Fjala e plotë e deputetes së LSI:
Në emër të të gjithë familjarëve të dëmtuar nga largimi i skemës së re të ndihmës ekonomike do doja të flisja në këtë seancë për problematikat e tyre dhe pengesat që hasin në jetën e përditshme dhe mungesën e gjerave bazike që shumë prej deputetëve këtu i marrin për të mirëqëna.
Por më parë, doja të trajtoja një element shumë të rëndësishëm të skemës së ndihmës ekonomike që mendoj se duhet sqaruar për cilindo qytetar, edhe për ata që sot nuk karakterizohen si pjesë e grupimit të familjeve në nevojë.
Skema e ndihmës ekonomike, nuk është e rëndësishme vetëm për familjet në nevojë, për të ndihmuar ato familje në vështirësi, por sipas çdo studimi sociologjik dhe ekonomik, këto skema po aq të rëndësishme për familjet që përfitojnë ndihmën janë po aq të rëndësishme për pjesën tjetër të shoqërisë.
Çdo studim ndërkombetar ka treguar dhe mbështet skema të tilla sociale e solidare, qëçdo njeri në nevojë të ndihmohet nga pjesa tjetër e shoqërisë, pasi nëse nuk e bëjmë këtë, në shoqëri rriten sjelljet deviante, rritet kriminaliteti, pasiguria, depresioni, dhe shumë fenomene të tjera të cilat e prishin të gjithë shoqërinë në tërësi.
Është folur e stërfolur për një reformim në programin e ndihmës ekonomike është premtuar jo më larg se tre muaj më parë nga Ministria e Shëndetësisë dhe e mbrojtjes sociale se do të trefishoheshin pagesat për familjet në nevojë. E sigurisht jo vetëm që nuk ndodhi kjo gjë, por plot 20 mijë familje u përjashtuan nga ndihma ekonomike.
Familje këto që nuk kanë burim tjetër të ardhurash, familje ku pjestarët e tyre janë të papunë, njerëz të thjeshtë që nuk kanë ku të përplasen për të siguruar ushqimin e ditës. Çfarë do ti themi ne këtyre qytetarëve? Si do të mbajmë përgjegjësi që lejojmë diçka kaq kriminale të ndodhë. Në emër të tyre ne nuk mund të heshtim përballë asnjë padrejtësie.
Të korruptuarit që po qeverisin sigurohen mirë që të largohen dhe ato pak Shqiptarë që kanë mbetur këtu ndërkohë që pjesen tjeter I varfëron edhe më tepër.Rriten taksat, rriten çmimet e me të njëjtin ritëm rritet dhe korrupsioni dhe ulet besimi në sistemin e drejtësisë, kështu largohen edhe ato pak investitor të huaj. Duke marr me vete dhe ato vende pune që kishin hapur, kështu mbeten të tjerë të papunë, e tani akuzohen si jo profesionista prandaj nuk e kanë një vend pune e me këtë arsyetim nuk i jepet një ndihmë financiare sado minimale qoftë. Por harrohet se këtu nuk ka mundësi, nuk hapen vende të reja pune ku njerëzit të punësohen sepse nuk ka siguri, nuk ka mundësi për një të ardhme më të mirë për aq kohë sa shteti drejtohet nga krimi dhe bandat që blejnë çdo institucion.
Ne duhet tejemi një shtet social demokratik ku detyrë e qeverisëështë ti sigurojë qytetarëve me pamundësi ekonomike të ardhurat bazike, në të kundërt heqja e këtyre të ardhurave, pra kjo qe ju keni bërë pa asnjë lloj transparence dhe arsyeje, është krim ndaj popullit, jo vetëm ndaj qytetarëve në nevojë por ndaj të gjithë Shqiptarëve.
Kriteret e reja të kësaj ndihme bazike janë të padrejta, e të gjithë ekspertët e shkencave sociale i quajnë si subjektive dhe tepër abuzive. Sipas përgjigjes së qeverisë, nëse një familje ka tualet brenda banesës, lavatriçe apo sobë me dru apo pa dru, qeveria e skualifikon nga skema e ndihmës.
Siç vihet re në dokumentin e ri të skemës, qeveria vazhdon të fshehë sistemin e pikëve, që merr secili kriter dhe si përllogariten në çdo zonë ku po aplikohet kjo skemë. Një skemë qartësisht e kontrollueshme sipas interesave të qeverisë, e kush mund ta përjashtoj rastin se si mund të përdoret për qëllime politike duke i kërcënuar familjet për ti dhënë votën në periudha fushate përndryshe do të përjashtohen nga ndihma.
Qeveria jo vetëm ju ka hequr bukën e gojës fëmijëve, të moshuarve apo personave me aftësi ndryshe, por edhe nuk iu jep asnjë sqarim mbi ç’baza dhe cilat kritere janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike.
20 mijë të përjashtuar do të thotë largimi i 30% të familjeve që kishin nevojë për këtë ndihmë. Por a shpreh kjo se më parë të gjithë familjet shqiptare që kishin nevojë merrnin ndihmë ekonomike. I përgjigjet mjaft qartë Banka Botërore kësaj pyetje kur thotë se plotë 70% e familjeve në nevojë nuk marrin para nga shteti për të siguruar të ardhurat bazike. Banka Botërore deklaron se 70 për qind e familjeve më të varfra në Shqipëri janë të përjashtuara nga ndihma ekonomike.
Pavarësisht diferencave politike dhe raportit personal qe secili me ne ka me veten, me popullin dhe me vendin, e kemi thirrur këtë mocion me debat sot që edhe ti kërkojmë qevrisë dhe ju deputetë të mazhorancës të ndaloni masakrën dhe shkatërrimin e vlerave të shoqërise shqiptare dhe të bëni gjënë më të thjeshtë që keni në dorë, të nxirrni nga varfëria popullin.
Ndaj dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ju ka bërë sot publike dhe ju fton të gjithëve të përkrahni propozimin tonë për Paketën Anti Varfëri.
Kjo paketë e LSI-së, garanton nxjerrjen nga varfëria brenda 2 viteve të më shumë se 320.000 personave. Jo vetëm kaq, por siguron edhe ndihmë ekonomike dinjitoze, ku për një familje me 4 anëtarë llogaritet mesatarisht që familja të marrë 240$ në muaj për çdo familje, pra 2 $ në ditë për çdo të varfër të këtij vendi.Kyështë edhe minimum jetik sipas çdo standarti ndërkombetar dhe të gjitha familjet në nevojë këtë pagesë duhet ti kerkojnë qeverisë, dhe ta ndalojnë që popullit ti jepet vetëm njëlëmoshësepse parate e shtetit për fasada e ndërtesa kullash për oligarkët, por t’i çojnë financat e shtetit për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria.
Të nderuar kolegë!
Kjo paketë e LSI, e kthen shtetin tonënga një shtet autoritar i kontrolluar nga oligarkët dhe ku 1% e biznesmenëve të lidhur me qeverinë dhe këta rilindas të makutërisë dhe vjedhjes deri në qindarkën e fundit të parave të qytetarëve, në një shtet social që mendon për njerëzit e popullin në nevojë.LSI beson se shpëtimi nga varfëria absolute e mbi 14% të popullsisëështë financiarisht e mundur dhe realiste. Mjaftojnë dy vjet, mjafton vullneti politik iqeverisë dhearrihet të nxjerrim familjet nga varfëria, të ulim numrin e njerëzve që marrin ndihmë ekonomike pasi shumica e familjeve që do jenë në skemë do aftësohen me njohuri për të kryer punë të vogla e të punësohen dhe kjo do të përmirësojë shoqërinë tonë në tërësi, sepse një shoqëri pa varfëri është një shoqëri e shëndetshme. Njëshoqëri ku i varfri lihet në mëshirë të fatit e të zotit, është e destinuar të pësojë vetëm shkatërrim dhe degradim të mëtejshëm ekonomik, social, kulturor.
Mundësitë janë, alternativën ja ku e keni, jeni edhe parti e majtë, opozita është gati ta bëjmë realitet qëçdo familje e varfër të marri të paktën 240$ në muaj deri sa të dali nga varfëria absolute.
Të lëmë politikën mënjanë, pavarësisht se ju e keni sëmundje sharjen e shpifjen, por ejani të bëjmë të gjithë detyrën tonë morale e politike, të nxjerrim popullin nga varfëria e te rindezim shpresen që ka shuar Edi Rama e oligarkët e tij nga boshllëku që ka shkaktuar në tavolinat, frigoriferët, shtëpitë, xhepat e shpirtrat e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi.
KOHA JONË SONDAZH

