Kërpaçi: Qeveria e papërgatitur për rinisjen e vitit të ri shkollor!
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar për nismën e qeverisë për hapjen e shkollave në shtator. Në një postim në facebook, Kërpaçi shprehet se vendimi i qeverisë është marrë pa asnjë plan.
“Shqetësimet e prindërve vijnë në rritje teska afron data e rifillimit të shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazeve. Shpërthimi i pandemisë në shkurt detyroi prindërit të dedikoheshin më aktivisht në mësimet e fëmijëve duke marrë dhe rolin e mësuesit gjatë qëndrimit në shtëpi, ndërsa nxënësit e të gjitha moshave i detyroi përdorimin e një platforme online kaotike, joefektive dhe plot probleme. Qeveria në ikje nuk ka asnjë plan se si do të menaxhohet viti i ri shkollor!”,- shkruan në një postim në Facebook kryetarja e LSI.
Kërpaçi shprehet se qeveria duhet të hartojë një strategji që nisja e shkollave të mos kthehet si rasti i Kakavijës.
“Shëndeti i fëmijëve dhe e drejta e tyre për arsim cilësor nuk duhet të trajtohen si çështje të dorës së dytë. Pa humbur kohë duhet të garantohet arsimi i sigurtë dhe cilësor i fëmijëve si dhe kushte dinjitoze të punës për mësuesit në të gjithë vendin. Me rifillimin e vitit arsimor Shqipëria nuk mund të kthehet e gjitha si rasti i Kakavisë, kjo do të ishte fatale!”,- deklaron Kërpaçi.