Kërpaçi: Shqipëria është vendi me rrjedhën më të lartë të trurit në rajon
Kandidatja e LSI në Tiranë, Floida Kërpaçi, ka reaguar në lidhje me të dhënat më të fundit sipas të cilave, Shqipëria është vendi me rrjedhën më të lartë të trurit në rajon, pasi 40% e të larguarve nga 2012-2019 janë të arsimuar.
Sipas Kërpaçit, ky është preokupimi i saj kryesor si një e re që ka qenë në Parlament dhe që synon të jetë sërish përfaqësuese e të rinjve dhe të rejave!
“Shqipëria është vendi me rrjedhën më të lartë të trurit në rajon, pasi 40% e të larguarve nga 2012-2019 janë të arsimuar. Shumë prej tyre të rinj nën 35 vjeç të cilët nuk kanë gjetur mundësi në Shqipëri. Ky është preokupimi im kryesor si një e re që ka qenë në parlament dhe që synon të jetë sërish përfaqësuesja juaj, ndaj mirëpres idetë dhe komentet tuaja si mund ta bëjmë më të mirë për ju vendin tonë”, thekson Kandidatja e LSI në Tiranë, Floida Kërpaçi.