Kërpaçi: Të rinjtë duan të ikin. Kjo qeveri nuk u ofron asgjë veç emigrimit
Një raport i OKB-së e rendit Shqipërinë mes 20 vendeve më pak të lumtura në botë. Raporti është hartuar mbi bazën e të dhënave të sondazheve nga institucionet ndërkombëtare.
Kjo temë u diskutua sot në emisionin “Top Show” në Top Channel, ku të ftuarit debatuan mbi arsyet e ‘depresionit’ të shqiptarëve dhe mungesës së lumturisë.
Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi tha se në situatën ku ndodhet Shqipëria palumturia duket edhe tek dëshira e të gjithëve për të ikur nga vendit. “Edhe unë që jam deputete, jam e palumtur sepse çdo ditë që shkoj në shkollë shoh bashkëmoshataret e mi që duan të largohen nga vendi, sepse s’kanë shpresë, që bëjnë kurse gjuhe dhe ndjekin çdo rrugë e mundësi vetëm e vetëm të ikin jashtë Shqipërisë”,- tha deputetja e LSI-së, Florda Kërpaçi.
KOHA JONË SONDAZH

