Kërpaçi thirrje rinisë shqiptare: Firmosni peticionin për hapjen e negociatave me BE
Ish-deputetja e LSI-së, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi i bën thirrje rinisë shqiptare që të firmosë peticionin e organizuar nga Rrjeti “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, kjo për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. ”Mirënjohje për të gjithë ata, që kanë mbështetur kërkesën që si drejtues të forumeve rinore kemi firmosur në mbështetje të hapjes së negociatave”.
Linku i peticionit për të mbështetur hapjen e negociatave
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe8zYRwoeY4lFYzOJVeya4L4Wc61wLnTSKS3XJ0kjbMvY20Fg/viewform
Postimi i plotë
Është koha që BE të tregojë lidership dhe të realizohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe RMV.
Shumë e lumtur që letër thirrjes së të rinjve, që i drejtuam liderëve të BE, i janë bashkuar edhe Rrjeti “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.
Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE, pavarësisht vështirësive të vendit në përmbushjen e disa prej kushteve, do të jetë hapi i duhur që do të realizojë më shumë mbikqyrje nga institucionet europiane për afrimin e standarteve demokratike tonat me vendet që aspirojmë.
Mirënjohje për të gjithë ata, që kanë mbështetur kërkesën që si drejtues të forumeve rinore kemi firmosur në mbështetje të hapjes së negociatave.