Kerry-Bushati: Shqipëria është një mike dhe partnere e fortë e NATO-s

 

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati u prit në selinë e diplomacisë amerikane nga Sekretari i Shtetit, John Kerry si kulmim i  vizitës që ka nisur në SHBA që prej të premtes.

Bushati dhe Kerry nënshkruan marrëveshjen e partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri, në Uashington.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Shqipëria është një mike dhe partnere e fortë e NATO-s. Ajo bashkëpunon ngushtë me SHBA dhe me partnerët e tyre në një numër frontesh të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot do të kemi kënaqësinë të nënshkruajmë marrëveshjen SHBA-Shqipëri për partneritetin strategjik, që është një përpjekje për të bashkëpunuar më plotësisht për interesin tonë të përbashkët lidhur me luftën kundër terrorizmit, për sigurinë në rajon, kundër ISIS dhe nisma të tjera.

Vitin e kaluar në Uells, pata rastin të takohem me Kryeministrin Edi Rama, ku ne diskutuam për shumë nga këto probleme dhe sot ne do ta vazhdojmë këtë diskutim. Shqipëria ka ndihmuar shumë në transferimin e njerëzve të grupit të rezistencës iraniane MEK dhe në çështje të tjera.

Ne e mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ata janë në rrugën për të bërë gjërat e nevojshme për këtë anëtarësim.

Ne jemi gjithashtu të kënaqur që Shqipëria ka rënë dakord të bëhet mikpritëse e takimit ministerial për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kjo ka rëndësi për të gjithë, duke patur parasysh njoftimet lidhur me aktet në të cilat është angazhuar ISIS. Ne po punojmë gjithashtu në përpjekjet e përgjithshme rajonale lidhur me luftën kundër ISIS dhe bashkëpunimi i Shqipërisë si anëtare e koalicionit ka qenë absolutisht i rëndësishëm", tha sekretari amerikan.

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati e ka nisur vizitën në SHBA me përurimin e rikonstruksionit të selisë së Ambasadës sonë atje, prej vitesh në degradim. Ditmir Bushati preu shiritin e përurimit të ambienteve të reja të Ambasadës, një vit pas zotimit për rikonstruksionin e saj. Ambientet e reja të Ambasadës, u përuruan me praninë e përfaqësuesve të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të institucioneve kryesore, diplomatëve kryesorë e përfaqësues të diasporës. Për Ditmir Bushatin, përmirësimi i kushteve të përfaqësimit në Uashington është një shenjë e qartë përgjegjësie si dhe një dëshmi konkrete e angazhimit ndaj aleatit strategjik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?