Kerry uron Shqipërinë: 25 vjet tranzicion historik, përparime të rëndësishme
Në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, Sekretari i Shtetit, John Kerry përshëndeti Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, që këtë vit shënon edhe 25-vjetorin e lëvizjes studentore e cila çoi në përmbysjen e komunizmit më 8 dhjetor të vitit 1990.
"Në krye të këtij tranzicioni historik, -thotë Kerry, -ishin udhëheqësit e guximshëm të lëvizjes studentore të mbështetur nga qytetarët e zakonshëm të cilët marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës, dhe të ndihmuar nga ish anëtarë kurajozë të partisë që ndihmuan në vendosjen e një regjimi përfaqësues".
Më tej, Kerry thekson se Shqipëria ka shënuar përparime të rëndësishme gjatë këtyre 25 vjetëve. Sot, shton ai, Shqipëria është një aleat i përkushtuar i NATO-s që jep ndihmesën e saj për paqe dhe stabilitet në botë.
"Shqipëria është në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik, duke kryer reformat e nevojshme për të forcuar institucionet demokratike dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurruese të tregu të lirë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe dëshirojnë thellimin e partneritetit mes dy vendeve në të ardhmen”, përfundon mesazhi i Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.
KOHA JONË SONDAZH

