Kerry uron shqiptarët: Jeni aleatë të fortë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar shqiptarët për 102 vjetorin e pavarësisë. Sekretari amerikan i shtetit John Kerry duke folur edhe në emër të presidentit Obama dhe popullit amerikan, ka përcjellë një meazh urimi për festën kombëtare.
“Shqipëria është një aleat I fortë dhe I besueshëm I NATO-s dhe një forcë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Falenderoj popullin për mbështetjen që i dhanë misionit në Afgansitan dhe kontributin e tyre të çmuar dhe të menjëreshëm në koalcionin global kundër Shtetit islamik.
Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur kriteret për tu bërë pjesë e bashkimit Europian. Ju uroj progres në rrugën drejt integrimit të plotë euro-atlantik,: shkruan Kerri. Në fund të mesazhit sekretari amerikan I shetit garanton se SHBA do të mbetet një partner dhe aleat i qendrueshëm i Shqipërisë.”
KOHA JONË SONDAZH

