Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme në fundpranverë

Krisja mes Ramës e Metës, e ngjitur me “ngjitëse provizore” prej dy javësh, tashmë është shkërmoqur përfundimisht. Veprimi i Edi Ramës,natyrisht në bashkëpunim me ambasadorin amerikan Lu, që Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry të mos takojë, edhe për protokoll shteti, Kreun e Parlamentit të Shqipërisë Ilir Merta ka volusur luftën e hapur mes Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit. Përderisa Sekretari Amerikan i Shtetit takon numrin një dhe tre të shtetit, sipas Kushtetutës dhe anashkalon numrin dy të shtetit, aty ku votohet ose rrëzohet qeveria tregon se diçka jo e mirë po ndodh pasi John Kerry të largohet nga Shqipëria. Ai vjen, flet, takon, jep porosi dhe ikën. Më pas këtu në Tiranë do të filloj spektali politik, ku goditja e parë Edi Ramës do ti jepet pikërisht tek Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila nuk do të kalojë. PD-ja është e vendosur që të mos e votojë, LSI pa opozitën nuk e kalon, pasi ka parime strikte se pa opozitën nuk mund të kalojë një reformë kaq e rëndësishme, PDIU do të hezitojë porse kur të shikojë se LSI nuk e jep votën e ku  fillon strategjinë e goditjes ndaj Ramës, edhe ajo do preferojë të presë se si shkon fati i qeverisë.

Kjo shkon paralelisht me kongresin e PS-së me 19 mars, ku Ben Blushi i ka shkaktuar mjaft probleme Edi Ramës në publik, në parlament e në PS. Përveç Blushit, edhe dy deputetet me integritet Arta Dade e Mimoza Hafizi dolën hapur, por flitet se ka edhe pesë deputetë të tjerë që do të dalin në kongres. Pra Edi Rama humbet edhe disa numra deputetësh brenda PS-së. 20 deputetët e LSI nuk e mbështësin më Edi Ramën në rastin e një krize, e cila duket se po shkon drejt rrëzimit të qeverisë ose që vetë Edi Rama ti drejtohet popullit për zgjedhje të parakohshme, nëse nuk kalon Byroja e Hetimit si dhe krejt Reforma e Drejtësisë.

Natyrisht loja nuk do luhet me 90 minuta! Do të jetë me “shtesë loje”, ku kushti i LSI-së do të jetë gjithnjë e më i fortë që pa opozitën nuk ka votim e kalim të reformës në drejtësi dhe Byro Hetimi. Rama do të përdorë kartën e “sovranit-popull”, por që të shkojnë tek “Sovrani” me kryeministër Ramën nuk e hanë as Meta e as Berisha. Ndaj formula e zgjedhjeve të parakohshme është më afër se kurrë këtë fundpranvere apo në qershor, por me një qeveri teknike me kryeministër socialist që nuk do të jetë Edi Rama.

Duket, se pas spostimit të Metës nga takimi me John Kerry, kryeministri ka menduar se rrit fuqinë e tij brenda së majtës, por ka harruar se numrat janë në parlamentin e Shqipërisë.

SHKARKO APP