Këshilli Bashkiak e kthen mbledhjen online për shkak të protestës, Teliti: Shpirtin opozitar s’e ndal askush

Këshilltarët e opozitës ishin nisur për në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por gjetën derën e mbyllur. Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti foli përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ku pritet të nis edhe protesta nga opozita.

Ai theksoi se mbajtja e mbledhjes online nga këshilltarët bashkiakë është e palejueshme. Sipas tij, fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndal askush.

”Anulimi i mbledhjes të Këshillit Bashkiak është e palejueshme. Fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndal askush. Veliaj dhe kur nuk ndodhet në zyrë, por në SPAK, jep urdhra që mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës të zhvillohet online. Ky është shembulli më i keq i qeverisjes, kundër interesave të popullit”.

SHKARKO APP