Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 30 Korrik, Veliaj merr zyrtarisht detyrën

Më datë 30 korrik pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Keshillit Bashkiak të Tiranës dhe Erion Veliaj të marrë zyrtarisht detyrën si Kryetari i ri i Bashkisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim më 23 korrik për shpërndarjen e mandateve për Këshillin e Bashkisë dhe qarkut të Tiranës.

Të gjitha subjektet politike janë njoftuar nëpërmjet një letre dërguar nga Sekretari i Këshillit Bashkiak për të dërguar përfaqësuesit e tyre në këtë mbledhje, që sipas ligjit për organizmin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, është e drejtë e Sekretarit të Këshillit të Bashkisë ta thërrasë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mbledhje të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Këshillin Bashkiak të Tiranës bëjnë betimin se do të ndërmarrin vendime në shërbim të interesave të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas betimit, anëtarët e rinj të keshillit votojnë për të zgjedhur kryetarin e Këshilit Bashkiak, që në këtë rast i takon Partisë Socialsite, e cila ka shumicën në këshill.

Ndarja brenda koalicionit të ASHE-së është si vijon: Partia Socialiste do të ketë 25 anëtarë, LSI 13, PDIU 3 dhe FRD 1 anëtarë.

Ndërsa opozita në Këshill Bashkiak do të përfaqësohet nga 17 këshilltarë dhe aleatët e saj LZhK dhe PR me nga 1 këshilltar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?