Këshilli i Mandateve i hap rrugën arrestimit të Doshit dhe Frrokut
Këshilli për Imunitetin dhe Mandatet ka vendour me unanimitet të pranojë kërkesën e Prokurorisë për lejimin e arrestimit apo kontrollit të banesës së deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Vendimi ka qenë unanim, por deputetët e opozitës kërkuan që çështja të mos mbyllej kaq shpejt dhe në Këshill të vinin prova të tjera. Opozita kërkoi që komisioni të administronte edhe videon e pretenduar nga Doshi ku tregohet sipas tij pse Bami ndryshoi dëshminë. Me shumë gjasa vendimi këshillit do t’i kalojë seancën plenare në mbledhjen që zhvillohet të enjten. Më pas prokuria i kërkon Gjykatës së Lartë vendosjen e masës së sigurisë.