Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Rama ironizon: Të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Bujar Nishani për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të luftuar kanabisin. Në një postim në FB, Rama ironizon duke thënë se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së
Reagimi i Ramës:
“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?!
Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.
Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes”.
KOHA JONË SONDAZH

