Këshilli i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë, zbardhet agjenda. Pjesë Borrell dhe Varhelyi

Shefi i Politikës së Jashtme së BE-së, Oliver Varhelyi do të jenë në Tiranë më datat 15 dhe 16 mars, kjo për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Përpos Shqipërisë, zyrtarët e Unionit do të jenë edhe në Maqedoninë e Veriut më 16 dhe 17 mars.

“Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh zëvendëspresident i Komisionit Evropian i shoqëruar nga komisioneri Oliver Varhelyi do të vizitojnë Shqipërinë më 15-16 mars me rastin e mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Kjo është hera e parë që SAC zhvillohet në Tiranë”,-njofton delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, në një postim në Twitter.

Agjenda

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke filluar me Shqipërinë në 15 mars, Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12- të të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, në Tiranë më 16 mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, kryeministri Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi rreth orës 12:00.

Pasdite, Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të udhëtojë më pas në Maqedoninë e Veriut. Më 16 mars, ai do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, përpara se të udhëheqë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16 -të të Stabilizim Asociimit BE-Maqedonia e Veriut të premten, 17 mars.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?