Këshilli Kombëtar i PD: Pro garës për kryetarin e ri. Procesi do drejtohet nga Jemin Gjana

Këshilli Kombëtar i PD-së miratoi rezolutën që mbështet zgjedhjet për kryetarin e partisë.

“Vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike”- thuhet ndër të tjera në Rezolutë.

Të konsideruar si mbështetës të rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD, anëtarët e Këshillit miratuan dhe komisionin zgjedhor që do të organizojë të gjithë procesin nga cilat do të dalë ekipi i ri drejtues i partisë.

Ky proces do të drejtohet nga Jemin Gjana. “Ne jemi shumica, këto tregojnë shifrat. Pas lutjeve të demokratëve kuorumi u plotësua”, tha Jemin Gjana, anëtar i Këshillit Kombëtar.

SHKARKO APP