Këshilli Politik mblidhet nesër, Gjiknuri: Kërkesë e opozitës
Këshilli Politik do të mblidhet nesër në orën 12:00. Takimi ishte parashikuar në orën 10:00, por opozita kërkoi shtyrjen e saj për në orën 12:00.
“Ne mbledhjen e fundit të Këshillit Politik nuk pati asnjë dakordësi për të zhvilluar mbledhje ditën e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesën tonë për mbledhje të Këshillit Politik ditën e mërkurë. Kjo logjikë e funksionimit të njëanshëm është krejt e kundërt me mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të Këshillit Politik, ku qoftë ditët e mbledhjeve ashtu edhe rendi i ditës janë dakordësuar konsensualisht më parë. Megjithatë duke e konsideruar këtë si një veprim të gabuar tuajin por që nuk do përsëritet më, konfirmojme pjesmarrjen tonë dhe propozojmë që mbledhja të zhvillohet në orën 12.00”, thuhet në deklaratën e opozitës.