Këshilli Politik mblidhet sërish ditën e nesërme, kjo është çështja që po përplas PS me PD

Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish ditën e nesërme më 22 qershor.

Pas marrëveshjes së 5 qershorit për ndryshimet në kodin elektoral,mazhoranca dhe opozita janë ndarë sërish në qëndrime. Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së re ende nuk po merr një zgjidhje.

Ristrukturimi i organit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka sjellë një debat mes palëve dhe kjo diktohet prej faktit se Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk janë pjesë e Kuvendit, dhe si rrjedhojë përfaqësimi i tyre në këto institucione është e vështirë.

Kjo edhe për faktin se mazhoranca kërkon që pjesë e këtyre institucioneve të jetë edhe opozita parlamentare.

SHKARKO APP